Super-lajm nga stërvitja e fundit e Kosovës

Super-lajm nga stërvitja e fundit e Kosovës

Sport tetor 09, 2019 - 18:13
Detajet

Kosova po e zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore me Gjiblartarin, takim që luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

Përzgjedhësi Bernard Challandes e ka marrë një lajm të mirë gjatë ditës së sotme pasi sulmuesi kryesor, Vedat Muriqi është rikthyer duke kryer stërvitje të plotë me ekipin.

Image

Sulmuesi i Fenerbaçes mungoi në stërviten e së mërkurës për shkak të disa problemeve gripale.

Ndeshja me Gjiblartarin do të jetë test para sfidës ndaj Malit të Zi që vlen për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Kjo ndeshje luhet më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zëri.info

Image