Gattuso te Sampdoria? Ish-trajneri i Milanit merr vendimin

Gattuso te Sampdoria? Ish-trajneri i Milanit merr vendimin

Sport tetor 09, 2019 - 18:09
Detajet

Gennaro Gattuso raportohet se e ka refuzuar ofertën e Sampdorias për ta marrë drejtimin e skuadrës, transmeton zeri.info

“La Gazzetta dello Sport” dhe “Sportitalia” shkruajnë se Gattuso i ka telefonuar presidentit të Sampdorias për ta konfirmuar që nuk do ta pranojë ofertën.

Atij i ishte ofruar një kontratë dy-vjeçare nga klubi italian.

Sampdoria është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Eusebio Di Francescos pas vetëm 7 ndeshjeve.

Një emër i përmendur për ta marrë drejtimin e Sampdorias është edhe ai i ish-trajnerit të Shqipërisë, Gianni De Biasi./Zëri