E thotë Mourinho: Ky është lojtari më fenomenal që e kam parë

E thotë Mourinho: Ky është lojtari më fenomenal që e kam parë

Sport tetor 09, 2019 - 17:58
Detajet

Jose Mourinho thotë se braziliani Ronaldo është lojtari më fenomenal që e ka parë duke luajtur, transmeton zeri.info

Në një intervistë të dhënë për “LiveScore”, ai ka folur për talentin më të madh që e ka parë ndonjëherë.

“Ronaldo ishte fenomeni. Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë pasur karriera më të gjata dhe kanë qëndruar në krye çdo ditë për 15 vjet, por nëse flasim strik për talentin dhe aftësitë, askush nuk e tejkalon Ronaldon”, tha Mourinho.

Kujtojmë se strategu portugez momentalisht është pa ekip që prej shkarkimit nga Manchester Unitedi në dhjetorin e vitit të kaluar./Zëri