Trajneri që sot po korrë suksese: Interi më ‘dogji’

Trajneri që sot po korrë suksese: Interi më ‘dogji’

Sport tetor 09, 2019 - 16:39
Detajet

Gian Piero Gasperini e pranin se Interi e dogji atë në ditët më të këqija të tij, derisa tregon se është i vendosur të tregojë që Atalanta nuk është kualifikuar në Ligën e Kampionëve aksidentalisht, transmeton zeri.info

Gasperini e mori drejtimin e Interit në edicionin 2011-2012, por u shkarkua pas vetëm 5 ndeshjeve.

Ndërkohë, në edicionin e kaluar ai arriti që ta drejtojë Atalantën drejt vendit të tretë në Serie A dhe e kualifikoi në Ligën e Kampionëve.

“Përvoja ime në Inter më dogji mua në ditët më të këqija. Mu deshj t’ia filloja sërish me një klub në mesin e poshtëm të tabelës”, tha ai.

“Menjëherë unë e gjeta një klub shumë të organizuar, një president Ambicioz dhe një qytet që ka dashuri të çmendur për këtë skuadër”, u shpreh italiani./Zëri

Image