Gianni De Biasi kërkohet nga skuadra e Series A

Gianni De Biasi kërkohet nga skuadra e Series A

Sport tetor 09, 2019 - 16:30
Detajet

Sampdoria mbetet në kërkim të një trajneri me peshë për të zëvendësuar Eusebio di Francescon, tashmë i larguar nga skuadra gjenoveze.

Emri që pëlqehet më shumë nga presidenti Massimo Ferrero është Gennaro Gattuso, por ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit ka kërkuar kohë për të marrë një vendim. Edhe pse Ferrero i ka ofruar kontratë dyvjeçare me shifra të rëndësishme, Gattusos nuk i janë hequr dyshimet.

Emri tjetër në listë është ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, që ka patur një takim edhe me drejtorin sportiv të Sampdorias, Carlo Osti.

63-vjeçari, që mban edhe pasaportë shqiptare, është shfaqur i gatshëm për ta marrë këtë detyrë.

De Biasi me Kombëtaren e Shqipërisë e ka shkruar historinë duke e kualifikuar Kombëtaren në Kampionatin Evropian Euro 2016 që u organizua në Francë.