Obërtica dhe Kurshumlija, nominohen për ndeshjen e FIBA Women Euro Cup

Obërtica dhe Kurshumlija, nominohen për ndeshjen e FIBA Women Euro Cup

Sport tetor 09, 2019 - 15:59
Detajet

Gjyqtari më i ri i licencuar nga FIBA, Elion Obërtinca, pas përfundimit të trajnimit një javor në Zagreb të Kroacisë, ka pranuar edhe nominim e parë në FIBA Women Euro Cup, që zhvillohet ndërmjet Kayser-it dhe A3 Basket Umea nga Suedia.

Kjo do të jetë hera e parë për të që gjykon një ndeshje të nivelit të tillë, përcjell Zëri.info.

Ndeshja do të zhvillohet më 24 tetor në Turqi, kurse kommissioner i ndeshjes do të jetë FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve të FBK-së, Faton Kurshumlija.

Kjo vjen falë punës së madhe të FBK-së me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lart nga FIBA Referee Department./Zëri.info

Image