Këngëtari i famshëm në mbështetje të Kosovës

Këngëtari i famshëm në mbështetje të Kosovës

Sport tetor 09, 2019 - 15:31
Detajet

Kosova me 10 dhe 14 tetor do t’i zhvillojë dy ndeshje interesante në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës.

Derisa përballja e 10 tetorit nuk po vlerësohet edhe aq lart për faktin se është miqësore dhe kundërshtari Gjibraltari nuk ngjall shumë emocion, është ndeshja e së hënës ajo kundër Malit të Zi që mezi po pritet, shkruan Zëri.info.

Një mbështetje ekipit të Kosovë si ka dhënë edhe këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu i cili ka postuar një fotografi me kapitenin Samir Ujkani me një mbishkrim “forca kapiten”.

Ujkani në ndeshjen me Gjibraltarin sipas të gjitha gjasave do të jetë titullar derisa në bankë pritet të jetë Arjanet Muriqi dhe Visar Bekaj.

Ndeshja Kosova – Gjibraltari zhvillohet nesër nga ora 18:00./Zëri.info

Image