Trajneri i Rashicës komenton ndeshjen Kosovë - Mali i Zi, ka një mesazh për 'Dardanët'

Trajneri i Rashicës komenton ndeshjen Kosovë - Mali i Zi, ka një mesazh për 'Dardanët'

Sport tetor 08, 2019 - 08:35
Detajet

‘Raketa’ e Werder Bremenit Milot Rashica është i emocionuar për ndeshjet e radhës të Përfaqësueses së Kosovës.

Me Kosovën, Milot Rashica do ta zhvillojë duelin e rëndësishëm të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020” kundër Malit të Zi, shkruan “Bild”, përcjell Zëri.info.

Në rast se Rashica dhe bashkëlojtarët e tij fitojnë në Prishtinë, atëherë shanset e Kosovës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2020” janë të mira.

Image

Situatën e Kosovës së Rashicës e ka komentuar edhe trajneri i Werder Bremenit Florian Kohfeldt.

“Ka të bëjë me gjithçka, ata mund të bëhen heronj. Rashica tani ka ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij me Kosovën”, vlerësoi trajneri gjerman.

Në renditjen tabelore të grupit A, Kosova ka tetë pikë dhe renditet në vendin e tretë, një pikë më pak se Republika e Çekisë.

Image

Derisa lider është Anglia me 12 sosh.

Vetëm dy skuadrat e para sigurojnë biletën e Kampionatit Evropian./Zëri.info