Veprimi heroik i Ansaldit shpëtoi Hysajn, mësohet gjendja e mbrojtësit shqiptar

Veprimi heroik i Ansaldit shpëtoi Hysajn, mësohet gjendja e mbrojtësit shqiptar

Sport tetor 07, 2019 - 23:56
Detajet

Cristian Ansaldi e ka shpëtuar mjaft mirë jetën e Elseid Hysajt mbrëmë në ndeshjen mes Torinos dhe Napolit.

34 minuta pasi filloi ndeshja, mbrojtësi shqiptar u rrëzua në mënyrë të tmerrshme në tokë pas një dueli ajror me mbrojtësin e Torinos dhe me barelë u detyrua të largohej nga loja, shkruan Zëri.info.

Nëse do të bëhej fjalë për WWE, atëherë dukej një skenë normale, por që në fushën e futbollit, kjo ishte 'horror', derisa Ansaldi meriton shumë lëvdata për veprimin e tij.

Nga ana tjetër, testet mjekësore si dhe rezonancat treguan se Hysaj ka pësuar një frakturë parcellare të sternumit, por që ai ishte në gjendje të kyçej në rrjetet sociale për t'i falënderuar tifozët për mbështetjen.

Deri më tani nuk është dhënë ndonjë afat kohor se kur Hysaj do të kthehet në fushë.

Vlen të përmendet se Hysaj është në ditët e fundit të aventurës te Napoli i Carlo Ancelottit.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare pritet t'i bashkohet Romës në afatin kalimtar të janarit./Zëri.info