Debutim madhështor i Armend Dallkut, pas fitores ka këto fjalë për skuadrën

Debutim madhështor i Armend Dallkut, pas fitores ka këto fjalë për skuadrën

Sport September 22, 2019 - 23:31
Detajet

Armend Dallku e ka nisur me fitore aventurën si kryetrajner i FC Prishtinës, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e madhe sonte kundër Gjilanit, FC Prishtina regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1.

Pas ndeshjes, Dallku thotë se i është gëzuar fitores për lojtarët dhe jo për veten e tij.

“Të them të drejtën sot jam i gëzuar më shumë për lojtarët dhe ekipin sesa për vetën që debutova me fitore, sepse rezultatet e klubit nuk ishin deri më tani të kënaqshme”, tha Dallku për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

“Klubi mbeti në situatë të vështirë pas largimit të ish trajnerit, me një ditë stërvitje nuk më mbeti asgjë vetëm të bëjë disa ndryshime në formacion”, vlerësoi Dallku.

Duke komentuar Ahmed Januzin dhe Meriton Korenicën, Dallku tha:

“Prishtina nuk është vetëm Januzi dhe Korenica por ka 25 lojtar dhe gjithë janë aty për të luajtur, normalisht ishte zgjedhje e imja që mos të ishte Korenica në lojë duke parë kundërshtarin”./Zëri.info