Ejupi për të larguarit nga FC Prishtina: Nuk mundën ta përballojnë barrën, por i gëzohemi sukseseve të tyre

Ejupi për të larguarit nga FC Prishtina: Nuk mundën ta përballojnë barrën, por i gëzohemi sukseseve të tyre

Sport September 22, 2019 - 23:06
Detajet

Presidenti i FC Prishtinës Remzi Ejupi është rrëfyer në një intervistë të gjatë në "Sporti në KTV".

Ejupi në mes të tjerash ka folur për gjendjen në klub, 'Plisat', trajnerin e ri Armend Dallku dhe situatën me trajnerin e larguar Mirel Josa, raporton Zëri.info.

Tutje, presidenti Ejupi ka komentuar edhe largimet e futbollistëve si Arbër Hoxha dhe Blendi Baftiu të cilët po shkëlqejnë te Ballkani.

"Ne gëzohemi që Blend Baftiu, Arbër Hoxha dhe futbollistët tjerë që largohen kanë suksese", tha Remzi Ejupi.

"Ndoshta ata nuk kanë mundur ta përballojnë barrën e fanellës", shtoi ai./Zëri.info