Transferimi i Visar Bekajt në Gjermani, Remzi Ejupi tregon kur do të finalizohet marrëveshja

Transferimi i Visar Bekajt në Gjermani, Remzi Ejupi tregon kur do të finalizohet marrëveshja

Sport September 22, 2019 - 23:03
Detajet

Presidenti i FC Prishtinës Remzi Ejupi është rrëfyer në një intervistë të gjatë në "Sporti në KTV".

Ejupi në mes të tjerash ka folur për gjendjen në klub, 'Plisat', trajnerin e ri Armend Dallku dhe situatën me trajnerin e larguar Mirel Josa, raporton Zëri.info.

Portieri i FC Prishtinës Visar Bekaj ishte shumë pranë largimit nga klubi drejt Hoffenheimit këtë verë, por që marrëveshja në fund nuk u arrit.

Presidenti Ejupi ka thënë se Bekaj do ta kompletojë transferimin në janar.

Image

"Visar Bekaj është ende pranë Hoffenheimit, por klubi ka pasur një problem me portierët aktual", tregoi Ejupi, përcjell Zëri.info.

"Na është premtuar se Bekaj do të kalojë në janar te klubi gjerman", tha Ejupi.

"Besoj dhe shpresoj se marrëveshja do të arrihet", shtoi ai./Zëri.info