Manaj vendos derbin e shqiptarëve, goli i tij mposht Sadikun e Baren

Manaj vendos derbin e shqiptarëve, goli i tij mposht Sadikun e Baren

Sport September 21, 2019 - 23:00
Detajet

Rei Manaj është kthyer përsëri vendimtar me skuadrën e Albacete, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes së fituar përballë Malagas të Sadikut e Bares.

Të tre futbollistët shqiptarë e nisën ndeshjen si titullarë, por Manaj ishte ai që bëri diferencën në ndeshje.

Sulmuesi shënoi në minutën e 66 të sfidës, duke u treguar i aftë që të kthente drejt rrjetës një pasim nga e majta. Një lëvizje që e ktheu përsëri protagonist pas disa paraqitjesh ku ishte kritikuar pasi nuk kishte arritur të bënte diferencën.

Edhe Sadiku në fund të sfidës kishte një mundësi të artë për të shënuar golin e barazimit, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë katërkëndorit. /vipsport