Granada shokon Barcelonën, i shkakton humbjen e dytë në La Liga

Granada shokon Barcelonën, i shkakton humbjen e dytë në La Liga

Sport shtator 21, 2019 - 22:58
Detajet

Barcelona vazhdon të vuajë në ndeshjet si mysafir.

‘Katalanasit’ kësaj here janë mposhtur 2-0 në udhëtim te Granada.

Për vendasit gjithçka nisi mirë, me Ramon Azeez (2’) i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij.

45 minutëshi i parë nuk solli asgjë e për më tepër asnjë goditje në portë nga lojtarët e Barcelonës.

Gjysma e dytë nisi me ndryshime me Lionel Messin dhe Ansu Fatin që u inkuadruan menjëherë, por nuk sollën asnjë rezultat.

Alvaro Vadillo (65’) nga 11-metërshi realizoi për 2-0 dhe i dhuroi tre pikë të mëdha Granadas, e cila tani tubon 10 pikë në vendin e parë.

Se Barcelona nuk pati një ndeshje të mirë tregon fakti që goditja e parë drejt portës kundërshtarë erdhi në minutën e 83’ nga Messi.

Pas pesë ndeshje, Barca tubon 7 pikë në vendin e shtatë.