Thirrën ‘vriteni shqiptarët’, ky është dënimi i UEFA-s ndaj skuadrës serbe

Thirrën ‘vriteni shqiptarët’, ky është dënimi i UEFA-s ndaj skuadrës serbe

Sport shtator 21, 2019 - 15:04
Detajet

Ka ardhur një tjetër dënim për skuadrën serbe Crvena Zvedza nga Shtëpia e Futbollit Evropian (UEFA).

Futbollistët e Zvezdës nuk do ta kenë ndihmesën e tifozëve në ndeshjen kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve të saj ndaj kombit shqiptar “Vritini shqiptarët”. Këto thirrje ishin bërë në ndeshjen e “Play Offit” në Ligës së kampionëve të zhvilluar në Helsinki.

Përveç dënimit të tifozëve, Zvezda do të paguajë një gjobë edhe prej 72 mijë eurove. Ky dënim erdhi për shkak të incidentit të ndodhur në sfidën ndaj Yung Boysit. Edhe partizani mesjavën e kaluar në Ligën e Evropës, luajti pa tifozë në ndeshjen ndaj AZ Alkmarit pasi tifozët ishin të dënuar nga UEFA.

Kjo dëshmon më së miri se tifozët serbë janë jashtëzakonisht të rrezikshëm duke u përballur vazhdimisht me racizëm dhe UEFA vazhdon të ketë shumë telashe me ta./Zëri.info