Leci: Kemi super-ekip nuk na shqetëson barazimi në Podujevë

Leci: Kemi super-ekip nuk na shqetëson barazimi në Podujevë

Sport September 21, 2019 - 11:47

Dritën të dielën e pret një ndeshje jashtëzakonisht interesante ku ndeshet me Trepçën’89, nga e cila nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fitores, shkruan Zëri.info.

Drita, e cila tashmë e ka hapur kandidaturën për titullin e kampionit, nuk kërkon asnjë rezultat tjetër përveç fitores.

Mbrojtësi i skuadrës gjilanase, Liridon Leci, është i bindur se barazimi në Podujevë ndaj Llapit në mesjavë nuk do të ketë asnjë ndikim në sfidën e nesërme.

“Normalisht çdo ndeshje e ka vlerësimin e vet edhe duhet angazhim maksimal për t’i marrë pikët e plota. Ne luajmë në shtëpinë tonë para tifozëve tanë ‘Intelektualët’ dhe normalisht duhet ta fitojmë ndeshjen që të vazhdojmë rrugëtimin tonë, të cilin ia kemi vënë vetes. Ndeshja në Podujevë ka qenë një ndeshje shumë e mirë, shumë e luftuar nga të dyja ekipet. Ne kemi pasur shumë më shumë se Llapi, si nga rastet, ashtu edhe nga loja. Kemi krijuar shumë raste dhe kemi pasur një volum loje shumë të mirë. Nganjëherë edhe kur luan mirë ekipi nuk arrin të marrë pikë maksimale. Mirëpo kjo nuk duhet të na shqetësojë shumë, sepse kemi lojë të mirë, kemi superekip dhe nuk duhet të brengosemi fare. Por ajo ndeshje tashmë ka ikur dhe ne duhet të mendojmë për Trepçën ’89 dhe të marrim pikë të plota në këtë takim”, ka thënë për gazetën “Zëri” Liridon Leci./Zeri.info