Bylbyl Sokoli me deklaratë interesante për trajnerin e ri të Prishtinës

Bylbyl Sokoli me deklaratë interesante për trajnerin e ri të Prishtinës

Sport September 21, 2019 - 11:30
Zbuloni detajet

FC Prishtina e ka organizuar një konferencë të jashtëzakonshme për media, raporton Zëri.info.

Trajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli është larguar nga klubi për arsye shëndetësore derisa drejtimin e skuadrës do ta marr Armend Dallku.

Lajmi konfirmohet nga anëtari i kryesisë së klubit, Ahmet Kurtolli.

"Kjo që na ndodhi me Sokoli ka qenë e papritur edhe për neve. Ne do të bëjmë plane të tjera me Sokolin. Sa i përket trajnerit të ri, ne do të jemi të orientuar nga kuadrot e klubit. Armend Dallku do të jetë pasuesi i tij", ka deklaruar Ahmet Kurtolli, përcjell Zëri.info.

Për Dallkun ka folur edhe Sokoli.

"Dallku ka një karrierë të jashtëzakonshme ka mbi 60 ndeshje me kombëtaren shqiptare sa e sa loje tjera ndërkombëtare, ishte edhe pjese e Prishtinës dhe e njeh mjaft mirë. Pra Prishtina nuk po mbetet ne duar te huana por të një profesionisti", vlerësoi Bylbyl Sokoli.

Image

Ndryshe, Sokoli e ka informuar kryesinë e klubit se për shkaqe shëndetësore dhe një intervenimi në gju, duhet të tërhiqet nga klubi pasi i duhen dy muaj rehabilitim dhe nuk është në gjende ta ndihmojë skuadrën.

"Ka të bëjë me një intervenim në gju. Kjo është arsyeja kryesore e largimit. Do të vazhdojë me shërim", ka thënë Bylbyl Sokoli para medieve, raporton Zëri.info.

Ai e morri drejtimin e skuadrës dy javë më parë duke e zëvendësuar Mirel Josën.

Sokoli nën drejtimin e Prishtinës e ka arritur një fitore dhe një humbje. /Zëri.info