Zyrtare: Sokoli largohet nga FC Prishtina, ja kush emërohet trajner i ri

Zyrtare: Sokoli largohet nga FC Prishtina, ja kush emërohet trajner i ri

Sport September 21, 2019 - 11:20
Zbuloni detajet

FC Prishtina e ka organizuar një konferencë të jashtëzakonshme për media, raporton Zëri.info.

Trajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli është larguar nga klubi për arsye shëndetësore derisa drejtimin e skuadrës do ta marr Armend Dallku.

Lajmi konfirmohet nga anëtari i kryesisë së klubit, Ahmet Kurtolli.

"Kjo që na ndodhi me Sokoli ka qenë e papritur edhe për neve. Ne do të bëjmë plane të tjera me Sokolin. Sa i përket trajnerit të ri, ne do të jemi të orientuar nga kuadrot e klubit. Armend Dallku do të jetë pasuesi i tij", tha Ahmet Kurtolli për media, përcjell Zëri.info.

Image

Sokoli e ka informuar kryesinë e klubit se për shkaqe shëndetësore dhe një intervenimi në gjurin e madje, duhet të tërhiqet nga klubi pasi i duhen dy muaj rehabilitim dhe nuk është në gjende ta ndihmojë skuadrën.

"Ka të bëjë me një intervenim në gju. Kjo është arsyeja kryesore e largimit. Do të vazhdojë me shërim", ka thënë Bylbyl Sokoli para medieve, raporton Zëri.info.

Ai e morri drejtimin e skuadrës dy javë më parë duke e zëvendësuar Mirel Josën.

Sokoli nën drejtimin e Prishtinës e ka arritur një fitore dhe një humbje. /Zëri.info