Prishtina spektakolare, por fati nuk ishte në anën e saj

Prishtina spektakolare, por fati nuk ishte në anën e saj

Sport September 20, 2019 - 22:12

Kampioni i Kosovës në basketboll Sigal Prishtina, është eliminuar në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, pasi është mposhtur edhe në takmin kthyes nga skuadra polake Leagia me rezultat 85:83, pas vazhdimeve dy herë nga 5 minuta, pasi koha e rregullt u mbyll me fitoren e Prishtinës me 2 pikë dallim 69:67, shkruan Zëri.info.

Në përballjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, mysafirët triumfuan me rezultat 81:79, në një sfidë mjaft interesante dhe dramatike. Bardhekaltrit drejt Varshavës kishin udhëtuar me synime për ta përmbysur këtë epërsi të polakëve dhe të vazhdojnë tutje, por ja që kundërshtari edhe këtë herë si në takimin e parë kishte fat dhe arriti të kualifikohet tutje.

Prishtina mirë e nisi ndeshjen duke mbajtur të baraspeshuar lojën dhe këtë mëse miri e tregon rezultati pas 20 minutave lojë, ku vendasit shkuan në pushim me vetëm 3 pikë epërsi 42:39. Në çerekun e tretë, bardhekaltrit sikur i kanë ndezur motorët duke e dominuar plotësisht kundërshtarin. Në këtë 10 minutësh Prishtina shënoi plot 20 pikë karshi 8 sa i shënuan mysafirët për jë epërsi prej 9 pikëve, 59:50 për Prishtinën.

Megjithatë në rrethin e tretë sikur i lëshoi përqëndrimi bardhekaltrit dhe polakët arritën ta ngushtojnë epërsinë duke bërë që Prishtina të fitojë ndeshjen me vetëm 2 pikë epërsin79:67, çka bërë që ndeshja të shkoi në vazhdime për 5 minuta. Edhe në vazhdimin e parë nuk pati fitues, ndërsa në vazhdimin e dytë ishin polakët që triumfuan me rezultat 85:83./ Zëri.info