Ish-ylli anglez suspendohet për tetë muaj nga futbolli për shkak të fyerjeve raciste

Ish-ylli anglez suspendohet për tetë muaj nga futbolli për shkak të fyerjeve raciste

Sport September 19, 2019 - 21:48
Detajet

Ish-ylli anglz, Peter Beardsley është suspenduar nga futbolli për tetë muaj për shkak se u shpall fajtorë për abuzime raciste në akademinë e Newcastlet, transmeton zeri.info

Beardsley i kishte thënë një futbollisti “majmun”, ndërsa kishte vënë në dyshim moshën e një tjetër futbollisti afrikan në akademinë e klubit anglez.

Ish-ylli i Liverpoolit dhe Evertonit gjithashtu kishte bërë shaka duke thënë se një futbollist me ngyrë “duhet të punojë këtu” kur kishin qenë afër një vendi ku po ndërtoheshin disa ndërtesa./Zëri

Image