Këto ishin notat e Valon Berishës e Thomas Strakoshës në humbjen e Lazios

Këto ishin notat e Valon Berishës e Thomas Strakoshës në humbjen e Lazios

Sport September 19, 2019 - 21:09
Detajet

Lazio ka pësuar humbje në udhëtim te Cluj në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Klubi italian, i cili në këtë takim luajti me dy futbollistët shqiptarë Valon Berisha e Thomas Strakosha, u mposht me rezultatin 2:1.

Bastos shënoi së pari për Lazion në minutën e 25-të, por ky rezultat u përmbys nga vendasit.

Ciprian Ioan Deac shënoi së pari nga penalltia në minutën e 41-të, kurse golin e fitores e realizoi Billel Omrani (75’).

Berisha u paraqit për 67 minuta te Lazio, derisa u vlerësua me notën 6.3.

Ndërkohë, Strakosha u vlerësua me 5.5./Zëri

Image