Mërgim Vojvoda korr fitore me skuadrën e tij në Ligën e Evropës

Mërgim Vojvoda korr fitore me skuadrën e tij në Ligën e Evropës

Sport September 19, 2019 - 20:58
Detajet

Standard Liege ka shënuar fitore ndaj Vitoria de Guimaraes në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Klubi belg, për të cilin Mërgim Vojvoda u paraqit për 90 minuta, triumfoi në shtëpi 2:0.

Florent Hanin realizoi autogol në minutën e 66-të, kurse Paul-Jose M'Poku shënoi në minutat shtesë.

Reprezentuesi kosovar gjatë kësaj ndeshje u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 75-të./Zëri