Arsenali me Xhakën e Mustafin triumfon ndaj Eintracht Frankfurtit

Arsenali me Xhakën e Mustafin triumfon ndaj Eintracht Frankfurtit

Sport September 19, 2019 - 20:47
Detajet

Arsenali ka fituar 3:0 në udhëtim te Eintracht Frankfurti në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Joseph Willockut shënoi për 1:0 në minutën e 38-të.

Ndërkohë, gjermanët pavarësisht se zhvilluan një lojë mjaft të mirë dhe krijuan raste të mira për shëni nuk arritën dot të realizonin.

Kurse, prej minutës së 79-të vendasit mbetën edhe me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Dominik Kohrit.

Bukayo Saka (85’) realizoi pwr 2:0, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Pierre-Emerick Aubameyang (87’).

Për Arsenalin në këtë takim për 90 minuta u paraqitën Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi./Zëri