David de Gea me një gjest të madh për të prekurit nga shirat e mëdha në Spanjë

David de Gea me një gjest të madh për të prekurit nga shirat e mëdha në Spanjë

Sport September 19, 2019 - 20:13
Detajet

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea ka ndihmuar të prekurit nga të reshurat e mëdha në Alicante dhe Murcia të Spanjës, duke kontribuuar me 200,000 uero për “Kryqin e Kuq” spanjoll, transmeton zeri.info

Reprezentuesi spanjoll ka lindur në Madrid, por ka lidhje të forta me regjionin e Alicantes për shkak se babai i tij kishte lindur në qytetin e Redovanit dhe ishte rritur në Orihuela, në Vega Baja.

Redovan dhe Orihuela janë dy prej vendeve më të prekura nga të reshurat e mëdha, që kanë prekur regjione të ndryshme në jugperëndim dhe qendër të Spanjës./Zëri