Zyrtare: Hudson-Odoi rinovon me Chelsean

Zyrtare: Hudson-Odoi rinovon me Chelsean

Sport September 19, 2019 - 19:48
Detajet

Callum Hudson-Odoi ka rinovuar kontratën e tij me Chelsean, transmeton zeri.info

Sulmuesi, i cili do të mbush 19 vjeç në nëntor, ka nënshkruar kontratë të re 5-vjeçare.

Ai kishte shkëlqyer në edicionin e kaluar me Chelsean, duke realizuar pesë gola.

“Është një ndjenjë fantastike. Ka qenë një pritje e gjatë, por tani ka përfunduar dhe unë jam shumë i lumtur për këtë”, ka deklaruar Hudson-Odoi.

“Kam qenë futbollist i Chelseat që prej moshës 8-vjeçare dhe ky është klubi i duhur për mua”, shtoi ai./Zëri