Trajneri i Juventusit suspendohet për blasfemi

Trajneri i Juventusit suspendohet për blasfemi

Sport September 19, 2019 - 19:24
Detajet

Trajneri i Juventusit U-23, Fabio Pecchia ka marrë një suspendim prej tre ndeshjesh për shkak se ka fyer gjyqtarët dhe ka përdorur shprehje blasfemike, transmeton zeri.info

Ish-ndihmëstrajneri i Neëcastlet dhe Napolit e humbi kontrollin gjatë fitores kundër Arezzos.

Në komunikimin e Komisionit të Disiplinës konfirmohet që Pecchia ka fyer gjyqtarët dhe ka përdorur shprehje blasfemike.

Në gjuhën italiane, blasfemia paraqet fjalën më të keqe dhe më ofenduese mallkuese.

Juventus U-23 ka fituar vetëm 4 pikë nga 4 ndeshjet e para këtë edicion në Serie C./Zëri