Xhengis Rexhepi paralajmëron dorëheqje?: E ardhmja ime …

Xhengis Rexhepi paralajmëron dorëheqje?: E ardhmja ime …

Sport September 19, 2019 - 18:26
Detajet

Dukagjini nuk ka arritur as sot të shënojë golin e parë në Superligë.

Klinasit sot janë mposhtur 0-1 nga Ferizaj.

E pas ndeshjes trajneri i Dukagjinit, Xhengis Rexhepi është parë mjaft i shqetësuar.

“Ende nuk e di se çfarë do të ndodh. Nuk dua të flas shumë, pasi që e kam kokën e nxehur, por do të bisedojmë me drejtuesit e klubit për të parë se çfarë do të vendosim”.

“E ardhmja ime nuk është problem, por ajo e klubit. Klubet shpeshherë kanë nevojë për ndryshime, por njëherë nuk dua të flas për këto ndryshime”, deklaroi Rexhepi për SuperSport.