Deklarata skandaloze e Marko Gjuriq për ardhjen e Crvena Zvezdës në Kosovë, ka një thirrje për ndërkombëtarët

Deklarata skandaloze e Marko Gjuriq për ardhjen e Crvena Zvezdës në Kosovë, ka një thirrje për ndërkombëtarët

Sport September 19, 2019 - 15:46
Detajet

Në kuadër të Kupës së Serbisë, Crvena Zvezda në bazë të shortit do të përballet me FK Trepçën, skuadër ilegale e cila veprimtarinë e saj e zhvillonë Kosovë.

Pas kësaj, kishte reagime të ashpra nga Federata e Futbollit të Kosovës, raporton Zëri.info.

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu i ka thënë gazetës “Zëri” se në asnjë mënyrë kjo ndeshje nuk do të lejohet të zhvillohet në territorin e Kosovës.

Image

Salihu në mes të tjerash ka thënë se ka dërguar letër në UEFA dhe FIFA, si dhe ka njoftuar organet e rendit në Kosovë.

Për ta vështirësuar këtë situatë, ka folur edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Marko Gjuriq.

Në një konferencë për shtyp, Gjuriq ka thënë se sjellja e Prishtinës është e papranueshme, dhe se çështja e garave nuk duhet të politizohet.

“Mos-pranimi për ta lejuar klubin tonë për të luajtur në Kosovë është e papranueshme dhe ka një prapavijë politike”, tha fillimisht Marko Gjuriq, përcjell Zëri.info.

Siç thotë Gjuriq, presioni i Prishtinës për të mos lejuar zhvillimin e garave serbe ka për qëllim afirmimin e luftës mes tyre.

Image

“Çështja e garave nuk duhet të politizohet në asnjë mënyrë”, tha Gjuriq duke kërkuar nga ndërkombëtarët që t’ua sigurojnë që mos të ndërhyhet në këtë drejtim./Zëri.info