Fitojnë Feronikeli e Ferizaj, barazim mes Vushtrrisë e Drenicës

Fitojnë Feronikeli e Ferizaj, barazim mes Vushtrrisë e Drenicës

Sport September 19, 2019 - 15:45
Detajet

Sot është mbyllur xhiroja e pestë në Superligën e Kosovës, shkruan zeri.info

Feronikeli ka triumfuar 2:1 në shtëpi ndaj Flamurtarit.

Vushtrria dhe Drenica barazuan me rezultatin 2:2, ndërsa Ferizaj fitoi minimalisht 1:0 në udhëtim te Dukagjini.

Feronikeli - Flamurtari 2:1

- Mbyllet takimi 

- Minuta e 71-të, Shend Kelmendi shënon për Flamurtarin dhe ngushton epërsinë e vendasve

- Minuta e 49-të, Mendurim Hoti shënon sërish për Feronikelin 

- Fillon pjesa e dytë

- Mbyllet pjesa e parë

- Minuta e 39-të, Mendurim Hoti realizon për Feronikelin.  

- Minuta e 18-të, Astrit Fazliu afër golit të parë ndaj Flamurtarit, godet shtyllën.

- Minuta e 3-të, rast i mirë për Feronikelit, por nuk arrin të gjuaj drejt portës Kastriot Rexha.

- Fillon ndeshja 

Formacionet

Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Prekazi, Thaqi, Islami,  Dabiqaj, Bojku, Hoti, Fazliu, Da Silva, Rexha.

Flamurtari: Selimaj, Granchov, Maxhuni, Isljami, Dumani, Krasniqi, E.Zeqiri, Bruqi, A.Zeqiri, Kelmendi, Talloviq.

Vushtrria - Drenica 2:2

- Mbyllet takimi 

- Vushtrria barazon rezultatin në minutat shtesë me anë të Hoxhës

- Minuta e 65-të, Harmon shënon pas asistimit të bukur të Abazit. Drenica në epërsi 2-1.

- Fillon pjesa e dytë

- Mbyllet pjesa e parë

- Minuta e 27-të, Vushtrria ka barazuar rezultatin në 1-1. Ian Augusto realizoi për vendasit

- Minuta e 12-të, Vushtrria tenton rikthimin në rezultat por ende pa sukses.

- Minuta e 7-të, Qemail Elshani kalon në epërsi Drenicën në rastin e parë.

- Fillon ndeshja

Formacionet:

Vushtrria: Manxholli, Lushtaku, Zabërgja, Dragusha, Azemi, Fazliu, Hoxhaj, Ahmeti, Vinicius De Souza, Ian Agusto, Henrique De Paula.

Drenica: Ymeri; Sh.Lushtaku, Sykaj, Balde, Bejta; Mustafa, Thaçi; Abazi, Elshani, Hamiti; Harmon.

Dukagjini - Ferizaj 0:1

- Mbyllet takimi 

- Minuta e 87-të, Ferizaj shënon me anë të Edon Sadriun 

- Minuta e 55-të, Leorant Mamullaku (Duk) godet pingulen nga afërsia, duke shpërdoruar një rast të pastër shënimi.

- Fillon pjesa e dytë

- Mbyllet pjesa e parë

- Minuta e 7-të, Demiri (Duk) rrezikon por dëbon topin jashtë zonës Kuka.

- Minuta e 6-të, iniciativë e lehtë e Dukagjinit por pa pasur ende ndonjë rast.

- Fillon ndeshja 

Formacionet:

Dukagjini: Neziri; Mustafa, Syla, Beqiri, Haliti; Jashanica; Lloga, Dushi, Marmullaku; Demiri, Merlaku.

Ferizaj: Kaçiu, Jashari, Bardhi, Qerkini, Kuka, Hyseni, Mustafa, Shaqiri, Rexhepi, Shala, Karahoda.