Tri ndeshje interesante në Superligë, publikohen formacionet zyrtare

Tri ndeshje interesante në Superligë, publikohen formacionet zyrtare

Sport September 19, 2019 - 15:07
Detajet

Java e 5-të në elitën e futbollit kosovar mbyllet me tri ndeshje, që luhen sot.

Vëmendja do të jetë në Drenas, atje ku kampioni aktual Feronikeli e pret Flamurtarin, shkruan Zëri.info.

Pas humbjes javën e kaluar të Feronikelit nga Drita nuk guxon më të dështojë, kështu që sot me të drejtë pritet fitorja e drenicasve.

Një sfidë me rivalitet do të luhet në Vushtrri, ku ndeshen Vushtrria e Drenica, derisa Dukagjini para tifozëve të vet e kërkon fitoren e parë, ku do të ndeshet me Ferizajn, dy skuadra këto që sivjet mision kanë mbijetesën.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:00.

Formacionet

Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Prekazi, Thaqi, Islami,  Dabiqaj, Bojku, Hoti, Fazliu, Da Silva, Rexha.

Flamurtari: Selimaj, Granchov, Maxhuni, Isljami, Dumani, Krasniqi, E.Zeqiri, Bruqi, A.Zeqiri, Kelmendi, Talloviq

Formacionet:

Vushtrria: Manxholli, Lushtaku, Zabërgja, Dragusha, Azemi, Fazliu, Hoxhaj, Ahmeti, Vinicius De Souza, Ian Agusto, Henrique De Paula

Drenica: Ymeri; Sh.Lushtaku, Sykaj, Balde, Bejta; Mustafa, Thaçi; Abazi, Elshani, Hamiti; Harmon

Formacionet:

Dukagjini: Neziri; Mustafa, Syla, Beqiri, Haliti; Jashanica; Lloga, Dushi, Marmullaku; Demiri, Merlaku

Ferizaj: Kaçiu, Jashari, Bardhi, Qerkini, Kuka, Hyseni, Mustafa, Shaqiri, Rexhepi, Shala, Karahoda