Kosova fiton me rezultat tenistik kundër Taxhikistanit

Kosova fiton me rezultat tenistik kundër Taxhikistanit

Sport September 19, 2019 - 14:53
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat U-15 momentalisht ndodhet në Shqipëri, konkretisht në Kamëz.

Futbollistët e talentuar kosovarë janë duke marrë pjesë në turneun “UEFA Development Tournament”, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e parë, djelmoshat e Gazmend Halitit kanë regjistruar fitore të madhe.

“Dardanët” e rinjë fituan me rezultat të thellë 8:0 kundër Taxhikistanit.

Ndryshe, ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë kundër Estonisë, kurse në fund do të luajë me Shqipërinë./Zëri.info

Image