'France Football' krijon çmimin e ri për portierin më të mirë në botë

'France Football' krijon çmimin e ri për portierin më të mirë në botë

Sport September 19, 2019 - 14:51
Detajet

Portieri më i mirë në botë do të shpërblehet me trofeun “Yachine”, i emëruar për nder të ish-portierit Lev Yashin, gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”, ka njoftuar organizatori “France Football” gjatë ditës së sotme.

Yashin, i cili ka luajtur për Bashkimin Sovjetik mes viteve 1954/67, është i vetmi portier i cili ka fituar “Topin e Artë”, në vitin 1963, shkruan Zëri.info.

“Topi i Artë” i ishte dhënë fillimisht futbollistit më të mirë në Evropë dhe është votuar nga gazetarët.

Tani ky çmim është globalizuar dhe të gjithë trajnerët dhe kapitenët e Kombëtareve janë të lejuar të votojnë.

Ceremonia e dhënies të “Topit të Artë” do të mbahet më 2 dhjetor./Zëri.info