Media e huaja shkruan për Viola Spiron: Shqiptarët shohin sport vetëm prej saj (FOTO)

Media e huaja shkruan për Viola Spiron: Shqiptarët shohin sport vetëm prej saj (FOTO)

Sport September 19, 2019 - 14:42
Detajet

Fama e moderatores sportive Viola Spiro i ka kaluar kufijtë. Ajo është bërë e njohur dhe në vendin tonë fqinj, në Maqedoni.

Agjencia e njohur e lajmeve, “Kurir”, i ka dedikuar një artikull të veçantë moderatores simpatike.

“Bombë e vërtetë: Për shkak të kësaj moderatoreje të gjithë shqiptarët janë duke ndjekur një emision sporti”, shkruhet në titullin e artikullit. Në të thuhet se Viola është një nga prezantueset më të komentuara në Shqipëri dhe se biondja magjepsëse është e njohur për bukurinë e saj natyrale. Në artikull shkruhet se emisioni që ajo drejton “Sport Plus” shihet edhe nga ata që nuk janë të interesuar për sportin, vetëm për të shijuar bukurinë e saj.

Viola e ka bublikuar këtë pjesë të artikullit në Instastory.

Image