Tragjedi e madhe: Futbollisti i njohur qëllohet për vdekje nga dy persona

Tragjedi e madhe: Futbollisti i njohur qëllohet për vdekje nga dy persona

Sport September 19, 2019 - 09:35
Detajet

Ish-ylli i Burton Albion Kelvin Maynard është qëlluar për vdekje në mbrëmjen e kaluar nga dy njerëz që po vozisnin një motoçikletë në Amsterdam.

Policia ka konfirmuar se 32-vjeçari ishte duke vozitur veturën e tij në regjionin ‘Langbroekdreef’ kur ndodhi tragjedia, shkruan Zëri.info.

Image

Ish-mbrojtësi besohet se kishte tentuar të largohej nga konflikti, megjithatë nuk ia doli.

“Ne mund ta konfirmojmë se ka një victim nga incidenti me gjuajtje me armë në mbrëmjen e kaluar ku ndërroi jetë Kelvin Maynard”, thuhet në njoftimin e policisë së Amsterdamit.

“Hetimet kanë nisur në lidhje me këtë rast”, thuhet në mes të tjerash.

Image

Maynard ishte transferuar në Angli në nëntorin e vitit 2014 nga Antwerp, derisa me skuadrën angleze ai ia doli ta fitojë titullin e Ligës së Dytë të Anglisë./Zëri.info