Mediumi serb: Serbët pushtojnë Mynihun, bërtasin 'Kosova është Serbi', gjermanët duartrokasin

Mediumi serb: Serbët pushtojnë Mynihun, bërtasin 'Kosova është Serbi', gjermanët duartrokasin

Sport September 18, 2019 - 14:36
Detajet

Tifozët e Crvena Zvezdës tashmë kanë filluar të grumbullohen në Mynih në sheshin kryesor të qytetit Marienplac.

Nga ky vend, tifozët serbë do të shkojnë në “Allianz Arena”, ku Bayern Munich është nikoqir i kampionit të Serbisë në kuadër të grupit B të Ligës së Kampionëve.

Image

Tani për tani, atmosfera në Mynih është e qetë dhe në mënyrë sporadike, grupe të caktuara të ‘Delije’ filluan të këndojnë.

Gjithashtu, mediat serbe raportojnë se kanë filluar edhe thirrjet skandaloze ‘Kosova është Serbi’ para kësaj ndeshje.

“Delije’ kanë pushtuar Marienplac, bërtasin Kosova është Serbi, gjermanët duartrokasin”, shkruan mediumi serb “Telegraf.rs”./Zëri.info

Image