Standard Liege publikon skuadrën për ndeshjen e Ligës së Evropës, merret vendimi për Mërgim Vojvodën

Standard Liege publikon skuadrën për ndeshjen e Ligës së Evropës, merret vendimi për Mërgim Vojvodën

Sport September 18, 2019 - 13:20
Detajet

Standard Liege do ta nis nesër kampanjën e re në Ligën e Evropës.

Gjiganti belg është i renditur në grupin F, ku nesër me fillim nga ora 18:55 do të përballet me Vitoria de Guimaraes, shkruan Zëri.info.

Tashmë, skuadra elitare belge ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e nesërme.

Image

Në listë bën pjesë edhe mbrojtësi i Kosovës Mërgim Vojvoda.

Ndryshe, mbrojtësi i krahut të djathtë u transferua këtë verë te Standard Liege nga Royal Excel Mouscron dhe tashmë është futbollist i paprekshëm në formacionin bazë.

Ndryshe, në grupin F, përveç Standard Lieges dhe Vitorias ndodhen edhe Arsenali dhe Eintracht Frankfurti./Zëri.info

Image