Futbolli në zi: Ndërron jetë ish-futbollisti i njohur pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Futbolli në zi: Ndërron jetë ish-futbollisti i njohur pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Sport September 18, 2019 - 12:50
Detajet

Ish-futbollisti i Rangers Fernando Ricksen ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e ‘neuroneve motorike’.

Holandezi u diagnostifikua me këtë sëmundje në tetor të vitit 2013 dhe hapi Fondacionin ‘Fernando Ricksen’ për t’i ndihmuar pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje, shkruan Zëri.info.

Pas gjashtë vitesh betejë me këtë sëmundje, Ricksen ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm në moshën 43-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi ku ai ka qenë kapiten Rangers përmes një shkrimi në ueb-sajtin zyrtar.

“Jemi të pikëlluar që ta njoftojmë vdekjen e ish-futbollistit Fernando Ricksen në mëngjesin e sotëm pas një sëmundje të neuroneve motorike”, thuhet në njoftimin e klubit skocez.

Image

“Fernando ka kaluar gjashë edicione në ‘Ibrox’ dhe ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm”, thuhet në mes të tjerash./Zëri.info