Ekspertja e mjekësisë italiane e jep një lajm të rëndësishëm për Michael Schumacher

Ekspertja e mjekësisë italiane e jep një lajm të rëndësishëm për Michael Schumacher

Sport September 18, 2019 - 12:14
Detajet

Piloti legjendar Michael Schumacher u transferua në Paris për një tretman të fshehtë mjekësor në javën e kaluar, dhe ky lajm bëri jehonë në të gjitha mediat botërore.

E përditshmja franceze “Le Parisien” më pas kishte kontaktuar me një infermiere për ta zbuluar gjendjen mjekësore të gjermanit, shkruan Zëri.info.

Për herë të parë nga incidenti kur lëndoi rëndë kokën në vitin 2013 në një aksident skijimi, Schumacher la shtëpinë e tij në Zvicër, derisa nuk janë publikuar asnjë pamje nga ai.

Më pas u raportua se Schumacher kishte arritur në spitalin e Parisit për trajtimin e qelizave burimore.

Image

Matlide Leonardi, njëra nga ekspertet kryesore të Italisë në fushën e mjekësisë zbulon se për çfarë bëhet fjalë.

“Nuk ka asnjë terapi eksperimentale të qelizave burimore që mund të jep një efekt pozitiv te pacientët, siç është rasti i Michael Schumacher”, tha Leonardi.

“Informacioni i lëshuar së fundmi jep vetëm shpresa të rreme dhe mashtron familjen e pacientit. Nuk ka të dhëna për këtë trajtim”, potencoi ajo.

“Asnjë mjek francez nuk ka treguar ndonjë shërim për Schumacher. Ky lajm që po qarkullon mashtron shumë pacientë dhe anëtarët e tij të familjes”, shtoi Leonardi./Zëri.info

Image