Klopp ‘shpërthen’ pas humbjes nga Napoli

Klopp ‘shpërthen’ pas humbjes nga Napoli

Sport September 17, 2019 - 23:36
Detajet

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Liverpool është mposhtur nga Napoli në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të këtij kompeticioni, transmeton zeri.info

Napolitanët triumfuan në shtëpi me rezultatin 2:0.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk mendon se penalltia e dhënë për Napolin ishte e tillë.

“Nuk mendoj që ishte penallti. Çfarë mund të them, për mua, është e qartë dhe e pastër që s’është penallti. Ai kërcen para ndonjë kontakti, ne s’mund ta ndryshojmë këtë”, deklaroi Klopp.

“ Ne luajtëm shumë futboll të mirë, por nuk finalizuam. Ne kontrolluam momentet, por nuk kishim shumë raste në fund”, shtoi ai./Zëri