Paqe mes Dortmundit e Barcelonës

Paqe mes Dortmundit e Barcelonës

Sport September 17, 2019 - 23:03
Detajet

Borussia Dortmund dhe Barcelona kanë barazuar pa gola në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Gjermanët patën raste më të mira në këtë takim, pavarësisht se posedimi i topit ishte në anën e klubit katalonjas.

Por, pavarësisht rasteve, asnjëra prej skuadrave nuk arriti dot të ishte efikase.

Dortmundi e pati një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 57-të me anë të një penalltie, por Marco Reus dështoi përballë Ter Stegenit, i cili bëri një super pritje./Zëri