Chelsea befasohet në shtëpi nga Valencia

Chelsea befasohet në shtëpi nga Valencia

Sport September 17, 2019 - 22:58
Detajet

Chelsea ka pësuar humbje në shtëpi nga Valencia në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Klubi londinez u mposht me rezultatin minimal 1:0 nga spanjollët.

Vendasit e zhvilluan një lojë mjaft të mirë, duke krijuar mjaft raste për shënim, por iu mungoi efikasiteti.

Ndërkohë, golin e vetëm të sfidës spanjollët e gjetën në minutën e 74-t me anë të Rodrigos.

Chelsea e pati një rast ideal për ta barazuar rezultatin me anë të një penalltie, por ishte Ross Barkley që gaboi nga pika e bardhë./Zëri