Liga e Kampionëve: Ndeshja Prishtina - Legia e Varshavës mbyllet ne këtë rezultat

Liga e Kampionëve: Ndeshja Prishtina - Legia e Varshavës mbyllet ne këtë rezultat

Sport September 17, 2019 - 21:53
Detajet

Sigal Prishtina, është mposhtur në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve nga Legia e Varshavës me rezultatin 79:81.

Prishtina iu dorëzua skuadrës polake në 10 minutat e fundit.

Klubi kryeqytetas ndeshjen e nisi mirë, ku çerekun e parë e përfundoi me rezultat 23-19, por më pas skuadra polake u rikthye dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi me rezultat 37-44.

Në çerekun e tretë, kryeqytetasit e kontrolluan ndeshjen dhe i përfunduan 30 minutat me rezultat 69-61, kurse çereku i fundit ishte vendimtar në humbjen e Prishtinës.

Varshava e nisi 10 minutëshin e fundit me një seri prej 0-14, ndërsa Prishtina nuk e shënoi asnjë pikë për pesë minuta, e më pas polakët e kontrolluan ndeshjen deri në fund dhe e mposhtën Prishtinën me rezultat 79-81.

Më i miri te Prishtina ishte Fahro Alihodzic me 20 pikë e 12 kërcime, derisa me dyshifror të dyfishtë prej 18 pikëve e 11 asistimeve luajti edhe Dardan Berisha.

U dalluan edhe Mikaile Tmusic me 17 pikë dhe Divine Myles me 13 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

Te Legia më i veçuari ishte Michael Finke me 26 pikë.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 20 shtator në Poloni, kurse Prishtinës i duhet një fitore prej +3 pikëve, për të kaluar në fazën tjetër kualifikuese.