Vazhdon kriza e lëndimeve te City, ylli i skuadrës mbetet 5 javë jashtë fushave

Vazhdon kriza e lëndimeve te City, ylli i skuadrës mbetet 5 javë jashtë fushave

Sport September 17, 2019 - 19:37
Detajet

Manchester Cityt nuk po i ndalen telashet me lëndimet, transmeton zeri.info

John Stones ka pësuar një lëndim muskulor dhe do të jetë jashtë fushave për pesë javë.

Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i klubit anglez, Pep Guardiola.

Ky është një lajm katastrofal për strategun spanjoll, i cili do të jetë edhe pa mbrojtësin Aymeric Laporte për gjashtë muaj.

“Një muaj, katër ose pesë javë”, ka thënë Guardiola kur është pyetur për lëndimin e Stonesit./Zëri