Kaluan 11 muaj në burg pasi rrahën dy punonjës të shtetit rus, merret vendimi i radhës për futbollistët

Kaluan 11 muaj në burg pasi rrahën dy punonjës të shtetit rus, merret vendimi i radhës për futbollistët

Sport September 17, 2019 - 11:06
Detajet

Futbollistët ruse Pavel Mamaev dhe Alexander Kokorin janë liruar pas 11 muajsh burg për shkak të sulmit fizik që bën ndaj punonjësit të shtetit Denis Pak, njoftojnë mediat ruse.

Nga burku doli edhe vëllai i Kokorin, Kirill pas vendimit të Gjykatës së Qarkut, ndonëse dënimi i tyre ende nuk ka mbaruar, shkruan Zëri.info.

Vëllezërit Alekandër dhe Kirill u dënuan më 18 mauj, ashtu edhe si Mamaev me nga 17 muaj burgim.

Kjo për shkak se të gjithë u shpallën fajtorë për rrahje dhe huliganizëm në mbrëmjen e 8 tetorit të vitit të kaluar.

Nën ndikimin e alkoolit dhe narkotikëve, ata sulmuan dhe plagosën njerëz në një kafene pa asnjë arsye.

Në mesin e viktimave ishin edhe Denis Pak, drejtor i Departamentit të Ministrisë së Industrisë dhe Sergei Gaisin, drejtori i përgjithshëm i qendrës shkencore ruse.

Më e keqja ishte se shoferi i Pak u rrah më së keqi, gjë e cila rëndoi dënimin e të akuzuarve.

Futbollistët u arrestuan dy ditë pas incidentit, derisa fillimihst u kërkua denim me burg prej shtatë viteve, por më pas u vendos për vetëm 17 muajsh, dhe tani ata janë liruar me kusht./Zëri.info