Shkëlqeu kundër Fenerbahçes, Cisse i bën 'diss' Vedat Muriqit

Shkëlqeu kundër Fenerbahçes, Cisse i bën 'diss' Vedat Muriqit

Sport September 17, 2019 - 10:19
Detajet

Alanyaspori ia shkaktoi mbrëmë humbjen e parë Fenerbahçes në kuadër të Superligës turke duke e mposhtur me rezultat solid 3:1.

Futbollisti më i mirë i kësaj ndeshje ishte Pappis Cisse, i cili shënoi dy-golësh në fitoren e skuadrës së tij, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, sulmuesi i Kosovës luajti 90 minuta për Fenerbahçen mbrëmë, por që nuk arriti të krijojë diçka.

Image

Pas ndeshjes, Cisse nuk ka ngurruar që ta ‘thumbojë’ Muriqin, i cili është njëri prej emrave më të përfolur në Evropë ditëve të fundit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Cisse ka shpërndarë një postim të një shoku të tij, ku shkruhet:

“Vedati kushton 30-40 milionë euro, ndërsa ky lojtar (Cisse) kushton 100 milionë euro. Urime Alanyasporit për fitoren”.

Ndryshe, forma e mirë e Muriqit në këtë fillim të edicionit në Turqi si dhe me Kosovën në dy ndeshjet e fundit ka zgjuar interesimin e Manchester Unitedit, Tottenhamit, West Hamit, Atletico Madridit dhe Lazios./Zëri.info

Image