Prishtina nis misionin në Ligën e Kampionëve

Prishtina nis misionin në Ligën e Kampionëve

Sport September 17, 2019 - 09:29
Detajet

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, të martën (sot) fillon rrugëtimin në garat evropiane.

Bardhekaltrit të martën nga ora 20:00 do të ballafaqohen me Legian në rrethin e parë në Basketball Champions League, shkruan Zëri.info.

Kundërshtari është shumë i fortë, sidoqoftë Prishtina nuk dorëzohet.

Trajneri Bujar Loci dhe Dardan Berisha kanë thënë se do të japin maksimumin në këtë sfidë, edhe pse nuk do ta kenë lehtë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 17 shtator në Prishtinë, kurse ajo e kthimit më 20 shtator në Poloni.

Nëse skuadra e Prishtinës e kalon Legian e Varshavës, atëherë do të ballafaqohet me skuadrën ruse Nizhny Novgorod.

Ndeshjet ndaj skuadrës ruse do të zhvilloheshin më 26 dhe më 29 shtator. Nëse Prishtina e kalon edhe këtë kundërshtar do të luajë në grupe. Bardhekaltrit do të jenë në Grupin C.

Në Grupin C do të luajnë Riga, Peristeri, Gaziantep, Tenerife, Cez Nymburk, Bamberg dhe fituesi Benfica/Groningen/Mornar. Pra Benfica do të ndeshet me Groningen e më pas fituesi me Mornarin, fituesi kualifikohet në Grupin C.

Në grupe do të jenë 32 skuadra, që janë ndarë në katër grupe me nga tetë ekipe, ku katër të parat kalojnë më tutje./Zëri.info