Një Kosovë ‘bombastike’, mësohet emri i përforcimit të ri të Përfaqësueses kosovare

Një Kosovë ‘bombastike’, mësohet emri i përforcimit të ri të Përfaqësueses kosovare

Sport shtator 17, 2019 - 09:20
Detajet

Suksesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll në dy vitet e fundit është faktori kryesor që futbollistët shqiptarë që luajnë në Evropë t’i thonë “PO” ftesës së Kosovës.

Florent Muslija, Valdrin Mustafa, Florent Hadërgjonaj, Eris Abedini, Idriz Voca, Edon Zhegrova etj, janë vetëm disa prej emrave që kanë pranuar të përfaqësojnë Kosovën, ndonëse kanë pasur mundësi të luajnë edhe për vendet tjera si Shqipëria, Gjermania e Zvicra.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka deklaruar se shteti është duke përgatitur pasaportat për disa futbollistë të rinjë që do të bëhen “Dardanë”.

Indeksonline mëson që futbollisti i radhës që do të veshë fanellën e Kosovës është Meritan Shabani.

20- vjeçari është rritur si futbollist te Bayerni i Mynihut.

Në verën e kaluar ai u transferua te Wolverhamptoni në Angli dhe po pret rastin për të debutuar.

Image