'Ata nuk pinë kafe me Kamishin' - komenti i Kurtit për futbollistët e Kosovës

'Ata nuk pinë kafe me Kamishin' - komenti i Kurtit për futbollistët e Kosovës

Sport September 16, 2019 - 22:20
Detajet

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se futbollistët e Kosovës, të cilët vijnë nga diaspora, kanë suksese sepse nuk kanë pasur punë me njerëz që, sipas tij, e kanë kapur sportin.

Kurti, në emisionin Pressing të T7, ka deklaruar se “futbollistët e Kosovës nuk kanë pasur mundësi të pinë kafe me Kamishin”, duke aluduar në ish-deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Janë të mirë diaspora e Kosovë në futboll, pasi nuk kanë pasur mundësi të pinë kafe me Kamishin për shembull, ku nuk kanë punë fare me këta që dëshirojnë ta kapin edhe sportin”, ka deklaruar Kurti.

Kurti, po ashtu paralajmëroi se së shpejti do ta shohë nga afër një ndeshje të Kosovës në futboll.