'Shpërthen' trajneri kosovar: Te ne punohet pa letra

'Shpërthen' trajneri kosovar: Te ne punohet pa letra

Sport September 16, 2019 - 18:53
Detajet

Trajneri i Flamurtarit Artim Shaqiri dhe ish-trajneri i Vushtrrisë Bekim Shotani janë të ftuar në emisionin "90 Plus" i cili transmetohet në TV Zëri.

Bekim Shotani së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë, por që u shkarkua nga klubi për shkak të rezultateve të dobëta, shkruan Zëri.info.

Duke folur në përgjithësi për futbollin kosovar, Shotani ka dhënë një kritikë të madhe për punën që është duke u bërë.

"Në Kosovë nuk ka akademi, te ne vijmë futbollistët që nuk kanë 'kartela", tha Shotani në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Trajnerët nuk e dinë fare 'identitetin' e lojtarit dhe karakteristikat e tij", vlerësoi Shotani.

"Shkurt, te ne punohet pa letra, ëndërrat i duam të bëhen realitet brenda natës", shtoi ai./Zëri.info