Rrëfimi prekës i trajnerit kosovar: Isha i arrestuar nga policia serbe, më dërguan në Nish

Rrëfimi prekës i trajnerit kosovar: Isha i arrestuar nga policia serbe, më dërguan në Nish

Sport September 16, 2019 - 18:41
Detajet

Trajneri i Flamurtarit Artim Shaqiri dhe ish-trajneri i Vushtrrisë Bekim Shotani janë të ftuar në emisionin "90 Plus" i cili transmetohet në TV Zëri.

Bekim Shotani së fundmi ka qenë trajner i Vushtrrisë, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, për shkak të rezultateve të dobëta në fillim të edicionit, Shotani u shkarkua nga drejtuesit e klubit vushtrrias.

Në një bisedë në "90 Plus", Shotani tregon se ka qenë edhe i burgosur në vitet e 90-ta.

Image

"Ka pasur momente të vështira në vitet e 90-ta për mua", tha fillimisht Shotani, përcjell Zëri.info.

"Kam filluar karrierën si i ri në futboll, por më pas edhe jam arrestuar nga policia serbe dhe jam burgosur në Nish për katër vite", tregon Shotani.

"Arsyet kanë qenë për shkak se unë kam qenë një sportist i lirë si dhe e kemi pasur shërbimin ushtarak të obliguar. Por, më pas jam liruar duke angazhuar avokatë ndërkombëtar", shtoi ai./Zëri.info